U thirr në SPAK, kryedemokrati Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për rreth një orë nën pyetjet e prokurorëve të posaçëm.
Pas daljes nga seanca, Berisha deklaroi për mediat se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po shqyrton një nga çështjet në të cilat ai është i përfshirë.
“Është një person që e ka vendin në burg,” deklaroi ish-kryeministri, duke e akuzuar Gjokën se vepron me nxitje politike nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Troplini.
Sali Berisha: Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse… Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë…
Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.
Pyetje i kam bërë unë asaj. Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.
Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.