Wed, Jun 18, 2025

Tentoi të digjte fqinjin e moshuar, 32-vjeçari përfundon në prangat e policisë

  • PublishedJune 10, 2025

Tentoi të digjte fqinjin e moshuar, 32-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas, ku një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin e tij të moshuar duke e djegur me benzinë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Gazmend Ozuni, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me benzinë 75-vjeçarin me iniciale S.O., në ambientet e jashtme të banesës së këtij të fundit dhe i ka vënë flakën.

I moshuari është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është vënë në pranga dhe po hetohet për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.