Wed, Jun 18, 2025

Merkato, dy skuadra gjermane pas Armando Brojës

  • PublishedJune 10, 2025

Merkato, dy skuadra gjermane pas Armando Brojës

Të reja të rëndësishme sa i takojnë Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar i kthyer te Chelsea pas përfundimit të huazimit te skuadra e Fulham, pëlqehet nga dy skuadra.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Broja po vëzhgohet nga Leipzig dhe Wolfsburg.

Ekipet gjermane janë të gatshme të garojnë në distancë, për të marrë shërbimet e tij.Chelsea pretendon 20 milionë euro, për të lënë të lirë lojtarin.

Aktualisht Broja është i impenjuar me Shqipërinë, ku këtë të martë, kuqezinjtë do të përballen me Letoninë në Riga.


AlbaniaWeb.net