Tue, Jun 17, 2025

“Narko-banditi mblodhi kartat me pretekstin e pensioneve”/ Berisha publikon videon e denoncimit

  • PublishedJune 11, 2025

“Narko-banditi mblodhi kartat me pretekstin e pensioneve”/ Berisha publikon videon e denoncimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të mërkurë një tjetër video-denoncim përpara gazetarëve në selinë blu, duke akuzuar qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor përmes marrjes së kartave të identitetit të qytetarëve.

Në pamjet e publikuara nga Berisha shfaqen dy të moshuar nga Barbullushi i Shkodrës, të cilët pretendojnë se një punonjës i postës, një person me emrin Besmir, u ka marrë kartat e identitetit dy javë para zgjedhjeve, me pretekstin se do t’u jepte pensionet. Ata thonë se nuk mund të votojnë, pasi nuk i kanë më kartat.

Sipas Berishës, ky është një tjetër akt i përsëritur që dëshmon për përfshirjen e shtetit në shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve.

 

Berisha: “Dëshmia si narko banditi mbledh kartat e identiteti me pretekstin se do u jap pensionet. Kartat i mban që ata të mos votojnë. Punonjësi i shtetit, me urdhër të Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Përshëndes këtë çift të moshuarish, që denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra raste. Është bërë e njohur se detyra kryesore të punonjësve të administratës është mbledhja e kartave të identitetit.

Të vërtetat që paraqiten këtu nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të padronit të tyre Edi Ramës.”