Tue, Jun 17, 2025

Kupa e Botës 2026, Infantino: Turne unik, përfshihen më shumë kombe se asnjëherë më parë!

  • PublishedJune 11, 2025

Kupa e Botës 2026, Infantino: Turne unik, përfshihen më shumë kombe se asnjëherë më parë!

Kupa e Botës 2026, që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po pritet me padurim nga tifozët.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur së fundmi për këtë turne, kaq special.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës më përfshirëse në histori. 48 ekipe për 104 ndeshje dhe më shumë ëndrra të realizuara se kurrë më parë. Nga një perspektivë e audiencës globale, është ekuivalenti i 104 finaleve të Super Boël, secila me fuqinë për të bashkuar kombet, për të frymëzuar komunitetet dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme.

Nuk është vetëm një Kupë Bote, por ura midis një shekulli lavdie futbolli dhe një të reje të guximshme, që përgatit rrugën për epokën e re të futbollit. Rruga drejt vitit ’26 është e hapur. Ekipet po kualifikohen për këtë ëndërr: një Kupë Bote vërtet globale. Një turne me më shumë kombe se kurrë më parë dhe me kombe që kurrë nuk menduan se mund të ishin pjesë e skenës më të madhe të futbollit”, tha Gianni Infantino.


AlbaniaWeb.net