Tue, Jun 17, 2025

Beyoncé dhe Donatella Versace bashkojnë forcat për spektaklin “Cowboy Carter”/ 11 mijë orë punë për vetëm dy veshje

  • PublishedJune 11, 2025

Beyoncé dhe Donatella Versace bashkojnë forcat për spektaklin “Cowboy Carter”/ 11 mijë orë punë për vetëm dy veshje

Beyoncé ka sjellë jo vetëm muzikë, por edhe momente të paharrueshme mode gjatë turit të saj Cowboy Carter. Një nga ndalesat më të spikatura ishte Londra, ku këngëtarja 43-vjeçare veshi dy kostume të krijuara posaçërisht nga vetë Donatella Versace.

I pari ishte një kostum “totalisht perëndimor” me elementë të stilit chaps, me thekë të bardhë të qepur me dorë dhe një bodysuit të mbuluar me kristale. Ndërsa i dyti ishte një fustan voluminoz, i stampuar me dizajnin ikonik barocco të Versace, dhe i frymëzuar nga silueta origjinale e Gianni Versace në vitet ’90. Të dyja pamjet u realizuan në plot 11,000 orë punë.

Donatella shprehet se fustani ishte i preferuari i saj, dhe se Beyoncé e kishte parë versionin origjinal në pasarelën e koleksionit vjeshtë 2025 në Milano, por e kishte personalizuar sipas stilit të saj – duke shtuar çizme me kristale, varëse Medusa Chain dhe një kapele cowboy për efektin final në skenë.


“Kur e pashë për herë të parë Beyoncé-n me atë fustan, më la pa frymë. Ajo është një perëndeshë në skenë,” tha Donatella për People, duke shtuar se mënyra si këngëtarja sjell jetën në veshjet e dizajnuara për të, është magjike.