7 milionë euro, një telefon plot “prova” dhe një divorc që s’ka fund: Icardi shpërthen ndaj Wanda-s
Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po ndahen thjesht si çift, por si një “biznes” që po shkatërrohet në sy të gjithë botës. Pas viteve të marrëdhënies plot ulje-ngritje, tradhti e pajtime publike, dyshja tani ndodhen në mes të një divorci të tensionuar dhe akuzat po thellohen çdo ditë.
Në qendër të përplasjes së fundit është një shumë prej 7 milionë euro. Icardi pretendon se Wanda, e cila e ka menaxhuar për vite me radhë edhe profesionalisht, ka transferuar shuma të mëdha në llogarinë e saj personale, pa miratimin e tij. “Kam gjetur prova në telefon. Ajo nuk ka menduar kurrë për vajzat e saj, vetëm për egon e vet,” shkruan ai publikisht.
Sipas mediave argjentinase, futbollisti i Galatasarayt ka ngritur tashmë një padi për vjedhje, duke i shtuar edhe më shumë zjarr dramës mes tyre. Wanda nuk ka reaguar ende publikisht për këto akuza.
Një gjë është e sigurt: divorci i tyre s’po ndahet dot as nga vëmendja e mediave.