Sat, Jun 14, 2025

Kiara Tito në dhimbje, humbje e madhe në jetën e saj

  • PublishedJune 13, 2025

Kiara Tito në dhimbje, humbje e madhe në jetën e saj

Prezantuesja e njohur Kiara Tito po përjeton një moment të vështirë, pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, Maria, në moshën 94-vjeçare. Lajmin e ka ndarë vetë në rrjete sociale, përmes dy fotove prekëse dhe një mesazhi emocional që ka prekur ndjekësit.

Në njërën prej imazheve shihet Kiara, gjatë pritjes së ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën, vogëlushja Luna Mari përqafon me butësi stërgjyshen e saj, një moment i thjeshtë, por i mbushur me ndjenjë.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” shkruan Kiara, duke shoqëruar fjalët me simbole paqeje dhe dashurie.