Sat, Jun 14, 2025

Rikthimi i Sarrit “bekon” Hysaj-n, mbrojtësi kuqezi drejt qëndrimit tek Lazio

  • PublishedJune 13, 2025

Rikthimi i Sarrit “bekon” Hysaj-n, mbrojtësi kuqezi drejt qëndrimit tek Lazio

Kthimi i Mauricio Sarrit në pankinën e Lacios ka ndryshuar plotësisht dinamikat në klubin bardhekaltër, Sipas mediave italiane, kjo ndryshon edhe situatën lidhur me të ardhmen e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Lacion dhe për shumëkënd, ishte pranë lamtumirës, po të mos ndodhte ndryshimi në pankinë me largimin e Baronit dhe kthimin e Sarrit. Tani, bëhet e ditur se qëndrimi i tij është i sigurt, të paktën për këtë vit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për rinovimin e kontratës.

Hysaj është futbollisti më i besuar i Sarrit, me diferencë të thellë nga çdo lojtar tjetër. Rezulton se Hysaj ka luajtur 346 ndeshje nën drejtimin e teknikut italian në klubet e Empolit, Napolit e Lacios, Shifra këto që vërtetojnë se sa shumë Sarri beson tek mbrojtësi Shkodran.


AlbaniaWeb.net