Ministri izraelit: Teherani do të digjet nëse sulmet vazhdojnë
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar Iranin kundër sulmeve ndaj civilëve.
Të paktën tre qytetarë izraelitë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet iraniane, sipas zyrtarëve të emergjencës.
Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e së shtunës se po godet dhjetëra raketahedhës në Iran, pasi paraprakisht kishte shënjestruar mbrojtjen ajrore iraniane në rajonin e Teheranit.
“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit”, tha ministri izraelit, Israel Katz.
“Banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të rëndë për dëmin flagrant të shkaktuar ndaj qytetarëve të Izraelit”, vazhdoi ai.
“Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e brendshëm të Izraelit, Teherani do të digjet”, theksoi ministri i mbrojtjes.