Sun, Jun 15, 2025

“Basti” i madh i FIFA-s, nis të dielën Botërori i Klubeve

  • PublishedJune 14, 2025

“Basti” i madh i FIFA-s, nis të dielën Botërori i Klubeve

Të dielën fillon në SHBA Botërori i klubeve, me skuadrat gjigande që do përballen me njëra-tjetrën në një kompeticion tërësisht unik.

Për herë të parë, 32 ekipe do ndeshjen çdo katër vjet në një format si ai i përdorur nga ekipet kombëtare nga viti 1998 deri në vitin 2022: tetë grupe me nga katër ekipe, me dy të parat nga secili grup që avancojnë në raundin e 1/16-tave, të ndjekura nga playoff-et me një eliminim të vetëm.

Në Botërorin e klubeve do të luajnë 12 gjigantë evropianë, Nga Reali, te Interi, City dhe kampionët e Europës PSG.

Do të ketë 10 ekipe nga Amerika. Boca Juniors, Flamengo dhe Inter Miami i Lionel Messit do të provojnë të bëjnë diçka të bukur.

Formati i kualifikimit të turneut lejoi disa nga ekipet më të mira në botë të merrnin pjesë.

Kupa e Botës për Klube ofron një shans unik për shumë nga lojtarët më të mirë në botë. Për shembull, do ta shohim Messin përsëri që sfidon një ekip të nivelit të lartë evropian si Porto, Edinson Kavanin që gjen njëë klub si Bayern Munich.

Ndeshja e parë është në stadiumin “Hard Rock” në Miami mes Inter Miami dhe Al Ahli, sakaq finalja do të mbahet në 13 korrik në Nju Xhersi. Skuadra kampione do të marrë në shtëpi deri në 125 milionë dollarë.


AlbaniaWeb.net