Juve sfidon City, Thuram: Ndeshje e vështirë, por bëjmë maksimumin për fitore
Khephren Thuram, mesfushori i Juventusit, foli me Mediaset para ndeshjes së Botërorit për Klube kundër Manchester Cityt më 26 qershor.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne kemi luajtur tashmë kundër tyre në Ligën e Kampionëve dhe ishte e ndërlikuar sepse “Qytetarët” kanë lojtarë të nivelit shumë të lartë dhe aftësi të shkëlqyera teknike.
Të gjithë janë lojtarë shumë inteligjentë, kështu që mendoj se do të jetë një tjetër sfidë shumë e vështirë. Ajo kundër Cityt është një ndeshje e shkëlqyer kundër lojtarëve të shkëlqyer, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar”.