Mon, Jun 16, 2025

Botërori i Klubeve, rikthim i rëndësishëm te Juventusi

  • PublishedJune 15, 2025

Botërori i Klubeve, rikthim i rëndësishëm te Juventusi

Juventusi fillon përgatitjet në Shtetet e Bashkuara për debutimin  në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ain, një ekip nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për herë të parë që nga koha kur u lëndua, Bremer u stërvit me shokët e tij të skuadrës.  Më pas, qendërmbrojtësi brazilian, bëri punë individuale.

Gjithashtu në seancën stërvitore të sotme, Arkadiusz Milik dhe Manuel Locatelli u rikthyen pjesërisht në grup. Juventus synon që të bëjë një rrugëtim pozitiv në Kupën e Botës për Klube.


AlbaniaWeb.net