Në Turqi duan Calhanoglu, Galatasaray tremb Interin
Gordon Stipic-Ëipfler, agjenti i mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu, pritet të udhëtojë për në Stamboll dhe të zhvillojë bisedime me Galatasarayn.
Raportet e fundit bëjnë me dije se Galatasaray është i interesuar të arrijë një marrëveshje për kapitenin e kombëtares turke, me këtë të fundit që mund të largohet nga zikaltërit këtë verë.
Ndërsa Calhanoglu ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Interit në sezonet e fundit, dhe pavarësisht refuzimit të një oferte nga Bayern Munich vitin e kaluar, Interi tani pritet të shqyrtojë ofertat për një numër yjesh të ekipit të parë,
Synimi është rindërtimi i ekipit pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së në finalen e Champions në fund të majit.