Mon, Jun 16, 2025

Shok skuadre me Muçin? Beshiktash e ka seriozisht për Ardian Ismajlin

  • PublishedJune 16, 2025

Shok skuadre me Muçin? Beshiktash e ka seriozisht për Ardian Ismajlin

Pasi përfundoi një sezon shumë të mire në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serinë B, a ardhmja e mbrojtësit të kombëtares tone Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpytje.

Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos jetë Italia. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi.

Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin, të paktën për momentin.

Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Ndaj në këto kushte një lëvizje e mbrojtësit kuqezi drejt Superligës turke nuk është një destinacion për t’u mos marrë në konsideratë. Prej disa javësh skuadra e Besiktas është e interesuar për Ismajlin, ndaj pritet që në ditët në vijim drejtuesit e klubit nga Stambolli të intesifikojnë kontaktet me agjentin e futbollistit.

Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës, duke qenë se edhe e ardhmja e fantazistit kuqezi duket për momentin të jetë e paqartë.


AlbaniaWeb.net