Merkato, sulmuesi i njohur mund të kthehet në Itali, palët gjejnë marrëveshje
Edin Dzeko mund të rikthehet në Serie A. Futbollisti, i cili u largua si lojtar i lirë nga Fenerbahce, pëlqehet nga Fiorentina.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi violë dhe rrethi i lojtarit kanë gjetur një marrëveshje bazë në këto orë, ku bëhet fjalë për një kontrate njëvjeçare me një opsion për një të dyt. Paga e Dzekos do të jetë rreth 1.8 milionë euro në sezon.
Ish-sulmuesi i Romës dhe Interit mund të mbërrijë në Firence si zëvendësues i Kean, me të reja të rëndësishme që priten në vijim.