Wed, Jun 18, 2025

Brad Pitt “kopjon” stilin e të dashurës së re, a po sinjalizon diçka më shumë kjo dalje e fundit?

  • PublishedJune 18, 2025

Brad Pitt “kopjon” stilin e të dashurës së re, a po sinjalizon diçka më shumë kjo dalje e fundit?

Brad Pitt dhe partnerja e tij 32-vjeçare, Ines de Ramon, kanë tërhequr sërish vëmendjen në Nju Jork, ku u fotografuan me veshje të ngjashme nga marka luksoze. Pitt, 61 vjeç, zgjodhi një kostum blu Gucci, ndërsa Ines shkëlqeu me një jumpsuit xhins të firmës Marine Serre. Të dy mbanin syze dielli të ngjashme dhe çanta që krijonin një harmoni vizuale të dukshme.

Kjo dalje vjen vetëm një ditë pas premierës së filmit të ri të Pitt në NYC, ku çifti u shfaq shumë i afërt. Ines zgjodhi një veshje të guximshme, me elementë nusërie, ndërsa Pitt u paraqit elegant me kostum të errët.

Sipas vëzhguesve, ky koordinim stili nuk është rastësi. Pitt është i njohur për “përshtatjen” me stilin e partnereve të tij , një detaj që shumë e shohin si shenjë përkushtimi. Lidhja me Ines ka nisur në vitin 2022, dhe duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, sidomos tani që aktori ka përmbyllur përfundimisht divorcin e gjatë me Angelina Jolie.