Yamal nën 18 vjeç, ajo 30 dhe në OnlyFans, çfarë po ndodh me këtë lidhje?
Lamine Yamal, ylli i ri i Barcelonës, është në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për performancën në fushë, por për jetën personale. Mediat spanjolle dhe rrjetet sociale po vlojnë pas publikimit të disa pamjeve të tij në shoqërinë e influenceres 30-vjeçare Fati Vazquez, me të cilën po kalon pushimet në Itali.
Diferenca në moshë, plot 13 vite mes dyshes, ka ngjallur reagime të forta, sidomos pasi Yamal është ende nën moshën 18-vjeçare. Edhe më shumë vëmendje ka tërhequr fakti që Fati është një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe, sipas raportimeve, aktive në platformën për të rritur OnlyFans, ku ndahen përmbajtje ekskluzive, shpesh me përmbajtje të ekspozuar, për abonentët.
Një tifoz i Barcelonës madje ka zbuluar dhe ndarë në rrjet profilin e saj në OnlyFans, duke i shtuar më tej zhurmës mediatike. Si pasojë e kritikave të shumta që ka marrë, Vazquez ka çaktivizuar komentet në llogarinë e saj në Instagram.