Kelsey Grammer në pritje të fëmijës së tetë: Një tjetër bekim në moshën 70-vjeçare
Aktori i njohur amerikan, Kelsey Grammer, pritet të bëhet baba për herë të tetë. Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë çifti, bashkëshortja e tij, Kayte Walsh, është parë së fundmi me një bark të rrumbullakosur që ka ndezur spekulimet për një shtatzëni të avancuar.![]()
Grammer, 70 vjeç, dhe Kayte, 46, janë tashmë prindër të tre fëmijëve: Faith (12), Kelsey Gabriel (10) dhe Auden James Ellis (8). Një burim i afërt me çiftin është shprehur se kjo shtatzëni e papritur ka sjellë një frymë të re në marrëdhënien e tyre, duke i afruar edhe më shumë si bashkëshortë. “Kelsey është i emocionuar që po përjeton sërish emocionet e atësisë. Ka qenë shumë i kujdesshëm ndaj Kayte gjatë kësaj kohe dhe lindja e ardhshme ka sjellë energji të re në martesën e tyre”, thuhet nga burimi.
Përveç fëmijëve me Kayte, aktori i serialit legjendar Frasier ka edhe katër fëmijë nga lidhjet e mëparshme: Spencer (41), Greer (33), Mason Olivia (23) dhe Jude Gordon (20). Kjo do të thotë se vogëlushi që pritet të vijë në jetë do të jetë fëmija i tetë për Grammer.
