Sat, Jun 21, 2025

Ofertë e artë për Gjimshitin, sheikët nga Katari nuk i ndahen kapitenit kuqezi, “trokasin” zyrtarisht tek Atalanta

  • PublishedJune 21, 2025

Ofertë e artë për Gjimshitin, sheikët nga Katari nuk i ndahen kapitenit kuqezi, “trokasin” zyrtarisht tek Atalanta

Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mund të ndryshojë destinacion këtë verë, në një kohë kur sheikët e Katarit vijojnë të insistojnë fuqishëm për të siguruar kartonin e tij. Kjo është vera e dytë radhazi që ekipi i Al Rayyan paraqitet në dyert e Atalantës me një ofertë zyrtare. Nga Italia, mediat bëjnë me dije se përfaqësues të klubit nga Katari i kanë vendosur në tavolinë ekipit bergmask 12 milionë euro.

Xhimi
Xhimi

Kjo është një shifër e kënaqshme për një 32-vjeçar, për më tepër që Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye ekipi bergamask është gati të lë të lirë liderin e tyre historik në prapavijë, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas.

Në këtë rast, topi është në këmbët e Gjimshitit, është ai i cili do të vendos, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, në Serie A, apo të pranojë ofertën nga Katari, e cila në terma financiare është e pa rezistueshme. Për Gjimshitin, ky është mbase shansi i fundit për të firmosur një kontratë speciale, shumë të mirë në aspektin ekonomik.

()


AlbaniaWeb.net