Sun, Nov 9, 2025

Shaqiri me idetë e qarta: Dua të luaj në Champions me Baselin, do ishte ndjesi fantastike

  • PublishedJune 21, 2025

Pas një sezoni pozitiv, Basel shpreson që të kualifikohet për në Champions League. Për këtë temë ka folur së fundmi, lojtari shqiptar i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.

“Mendoj se e kemi një shans, pavarësisht se kundër kujt do të luajmë. Patjetër që do të përpiqemi të hyjmë në Ligën e Kampionëve.

Do të ishte ëndërr për mua të luaja sërish në Ligën e Kampionëve me Baselin. Kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Shaqiri. Baseli do kërkojë që të sigurojë një biletë për në Champions nëpërmjet Play Off.


AlbaniaWeb.net