Armina Mevlani rrëfen për herë të parë: Vuaj nga PCOS, kam menduar të ngrij vezët
Në një rrëfim të ndjerë dhe shumë personal, Armina Mevlani ka ndarë me publikun përvojën e saj me PCOS (Sindroma e Ovareve Policistike), një gjendje hormonale që ndikon tek shumë gra në mbarë botën.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCOS,” u shpreh ajo gjatë ‘Gpca dhe Gra’, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e saj.
Ajo zbuloi se ka menduar seriozisht të ndërmarrë një hap të rëndësishëm: ngrirjen e vezëve.
“E kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë.”
Armina i është bashkuar kështu një grupi në rritje të vajzave dhe grave publike që flasin hapur për sfidat e trupit të tyre.