Sun, Jun 22, 2025

Vizitë panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë, ministri Gonxhja: Toka ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim! Së shpejti do të lidhim marrëveshje bashkëpunimi

  • PublishedJune 22, 2025

Vizitë panairin e parë të Librit Shqip në Preshevë, ministri Gonxhja: Toka ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim! Së shpejti do të lidhim marrëveshje bashkëpunimi

Ministri Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme Preshevën, teksa u shpreh se së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Gonxhe theksoi se marrëveshja do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.

Ndërsa shtoi se për të është privilegj të jetë në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim.

“Na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë”, u shpreh ministri.

Ai falenderoi kryetares e Komunës, Ardita Sinani, si edhe komunitetin e Luginës së Preshevës për mikpritjen në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë!

“Privilegj e kenaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë Shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë!

Faleminderit Kryetares së Komunës Ardita Sinani dhe gjithë komunitetit të Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë! ❤️

Së shpejti, si MEKI, do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie. ”, shkruan Gonxhja.