“Kam menduar të ngrij vezët”- Nga planet për fëmijë deri te raporti me vjehrrën, Armina Mevlani rrëfehet për jetën personale
Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjet për shtatzëni.
Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, Armina mohoi aludimet për shtatzëni.
Sakaq ajo tregoi se ardhja në jetë e një fëmije është në planet e saj në një të ardhme, por jo aktualisht.
Mevlani tha ndër të tjera se ka menduar të ngrijë vezët.
“Unë jam një vajzë që kam vuajtur nga PCO… e kam menduar që të ngrij vezët. Mendoj se për të gjitha vajzat që e kanë këtë vështirësi, duhet ta bëjnë si procedurë” u shpreh ajo.
Më tej Armina tha se ashtu si nëna e saj por edhe vjehrra Liri Berisha i kërkojnë që ajo t’i bëjë atyre një nip ose mbesë.
Sakaq Armina tha se çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur, teksa foli me fjalë vlerësimi për Lilin, vjehrrën e saj.
“Kam një vlerësim jashtë mase të madh për Lilin. E ka thënë patjetër ‘bë një beb se ta rris unë’, edhe mami im e ka thënë. Kur të jetë momenti do bëhet”, tha Armina Mevlani.