Çifti që nuk njeh kufij: Bianca del sërish në publik me një tjetër “veshje” që sfidon logjikën
Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën në Brooklyn këtë fundjavë, por, si zakonisht, nuk ishin aty për të kaluar pa u vënë re.
Bianca, 30 vjeçe, zgjodhi të provokojë edhe një herë me një veshje që do ta kishim imagjinuar më shumë në një ekspozitë arti sesa në rrugët e qytetit: të brendshme të punuara me qindra karamele shumëngjyrëshe. A ishte kjo një deklaratë mode, një akt rebelimi, apo thjesht një tjetër ditë normale për çiftin West? Publiku, rrjetet sociale dhe paparacët duket se po përpiqen ende të kuptojnë.
Në kontrast të plotë, Kanye zgjodhi një pamje më të thjeshtë, ndoshta për të lënë gjithë skenën te bashkëshortja. Por edhe kësaj here, nuk munguan reagimet. Reperi 50 Cent ironizoi në Instagram, duke e quajtur Biancën “grua të vogël e të ndyrë” dhe komentoi: “Kjo më duket si vullnet i lirë”, përpara se ta fshinte postimin me justifikimin se “ishte e diel”.