Mon, Jun 23, 2025

Drenusha Latifi rrëfen për BBVK: “Malli për fëmijët ishte sfida ime më e madhe”

  • PublishedJune 23, 2025

Drenusha Latifi rrëfen për BBVK: “Malli për fëmijët ishte sfida ime më e madhe”

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka ndarë përshtypjet e saj mbi eksperiencën në reality-show gjatë një interviste për “Sol Summer”.

Modelja shqiptare e cilëson rrugëtimin në BBVK si një ndër momentet më të bukura të jetës, pavarësisht se nuk ka qenë gjithçka e lehtë për të. Ajo tregon se malli për fëmijët e saj ka qenë sfida më e madhe gjatë qëndrimit mbi dy muaj brenda shtëpisë.

“Ka qenë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është me rëndësi ta shijosh. Por për mua s’e pata aq të thjeshtë, për shkak të mallit për fëmijë, ai ishte problemi më i madh për mua,” tha Drenusha, duke shtuar se nuk lejoi askënd tjetër t’i krijonte tensione apo pengesa.

E pyetur nëse është penduar për pjesëmarrjen në format, ajo u shpreh qartë: “Jo. S’jam pishman. Ka me qenë një prej eksperiencave më të bukura të jetës sime, do ta kujtoj me shumë nostalgji.”