“Me iPad në fytyrë gjithë kohës”/ Anthony Ramos kritikon Madonnën nga skena e Hamilton
Aktori dhe këngëtari Anthony Ramos ka zbuluar një përvojë të pakëndshme me Madonnën gjatë një shfaqjeje të Hamilton në vitin 2015. I ftuar në emisionin “Watch What Happens Live!” me Andy Cohen, Ramos tregoi se këngëtarja legjendare nuk ishte aspak e përqendruar gjatë performancës.
“S’do ta harroj kurrë! Madonna me iPad në fytyrë gjithë kohës. I thashë me vete: nëse nuk të pëlqen, dera është aty,” u shpreh aktori.
Edhe Lin-Manuel Miranda, krijuesi i Hamilton, kishte bërë një koment të ngjashëm atë vit në rrjetet sociale, duke përmendur se i kishte ndaluar një personazh të famshëm të futej pas skene dhe shumë spekuluan se bëhej fjalë pikërisht për Madonnën.
Zëdhënësit e saj në atë kohë mohuan zërat, duke thënë se ajo kishte bërë një donacion dhe kishte treguar interes për shfaqjen.