48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit
Një tjetër rast i shpërndarjes së drogës në doza është goditur nga Policia e Tiranës. Një 48-vjeçar nga Kuçova, me inicialet A. Xh., është arrestuar në flagrancë pasi u kap me doza kanabisi të gatshme për shitje.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në një tunel pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, u zbuluan doza të tjera të fshehura, që dyshohet se ishin lënë aty nga i njëjti person.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari.
Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.
Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.
Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.