Mon, Jun 23, 2025

“Votat shkonin për ‘princeshën e burgjeve’, Sara Mila” – Berisha: Komisionerët votonin gjithë ditën në disa qendra, i kemi të dokumentuara!

  • PublishedJune 23, 2025

“Votat shkonin për ‘princeshën e burgjeve’, Sara Mila” – Berisha: Komisionerët votonin gjithë ditën në disa qendra, i kemi të dokumentuara!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë konferencës së sotme për shtyp,  se në disa qendra votimi më 11 maj, procesi është manipuluar nga vetë komisionerët, të cilët – sipas tij – kanë votuar masivisht në favor të deputetes socialiste Sara Mila.

“Do u tregoj qendrat e votimit, ku gjithë ditën votojnë komisionerët dhe ato vota shkojnë për ‘princeshën e burgjeve’, Sara Mila. Janë të dokumentuara,” – u shpreh Berisha.

Ai përshkroi një klimë të frikshme zgjedhore, të dominuar – sipas tij – nga presioni politik, grupet kriminale dhe trafikantët e drogës, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor.

“Zgjedhjet zhvillohen në kushtet e terrorit të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale,” – shtoi ai.

Berisha: Aty ku Sara Mila dhe Akend Balla shkojnë me hanxharët e Troplinëvë dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra, këtu është problemi, se zgjedhjet zhvillohet ne kushtet terrorit të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale.

Do u tregoj nesër qendrat e votimit, ku gjithë ditën votojnë komisionarët dhe ato vota shkojnë për “princeshën e burgjeve”, Sara Mila. Janë të dokumentuara, ne këtë po bëjmë. Me kallashnikov nuk i mbrojmë dot, por do dëshmojmë gjithçka.