Wed, Jun 25, 2025

Çfarë u kërkuan Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez të ftuarve të dasmës së tyre?

  • PublishedJune 24, 2025

Çfarë u kërkuan Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez të ftuarve të dasmës së tyre?

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po përgatiten të ngjiten në shkallët e kishës dhe po u kërkojnë të ftuarve të tyre të sjellin… versonin e tyre më të mirë, por jo dhurata. Çifti, i cili do të martohet pas pak orësh, kishte një kërkesë për të ftuarit e tyre, të cilën e përmendën në ftesën e dasmës.

ABC News arriti të siguronte ftesën, e cila shkruante, ndër të tjera: “Jemi të emocionuar që ju kemi me ne! Kemi vetëm një kërkesë të hershme: ju lutem, mos jepni dhurata. Në vend të kësaj, po bëjmë donacione në nderin tuaj dhe në mirënjohje për udhëtimin tuaj në Venecia për të festuar me ne.”

Ftesa, e dërguar mysafirëve në maj, përfshin tre organizata bamirësie që janë veçanërisht të rëndësishme për Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

“Dhurimet po bëhen në emrin tuaj për Zyrën e UNESCO-s në Venecia, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të pazëvendësueshme të qytetit”, shënohet në ftesë.

Shih ftesën:


Përveç kësaj, donacionet po bëhen për CORILA-n, për të restauruar ekosistemet e lagunës që mbrojnë të ardhmen e Venedikut, dhe për Universitetin Ndërkombëtar të Venedikut, për të mbështetur kërkimin dhe edukimin në zgjidhje të qëndrueshme. Ky veprim pasqyron dëshirën e çiftit për të kontribuar në mënyrë që të tjerët të mund të përjetojnë magjinë e qytetit italian.

Emrat e mysafirëve të famshëm janë publikuar tashmë, përfshirë Tom Brady, Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Eva Longoria. Eventi tre-ditor pritet të fillojë të enjten, me ceremoninë e dasmës që do të zhvillohet të premten në Bazilikën e San Giorgio Maggiore dhe festën e madhe të planifikuar për të shtunën.