Sat, Aug 23, 2025

Manastirliu: Arsimi i lartë po ecën me ritme të shpejta drejt ndërkombëtarizimit – Vlerësim për universitetet që ndërtojnë partneritete europiane

  • PublishedJune 25, 2025

Manastirliu: Arsimi i lartë po ecën me ritme të shpejta drejt ndërkombëtarizimit – Vlerësim për universitetet që ndërtojnë partneritete europiane

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Ligës së Universiteteve, vlerësoi progresin që ka bërë arsimi i lartë në Shqipëri drejt modernizimit dhe integrimit në standardet europiane, duke theksuar se “sfidat janë të shumta, por arritjet janë domethënëse”.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u ndal te zhvillimet pozitive në fushën e ndërkombëtarizimit, akreditimit dhe programeve të reja studimore, veçanërisht atyre dygjuhëshe dhe në gjuhë të huaj.

“Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin tonë arsimor është një zhvillim me ritme të shpejta sa i përket ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve. Ne nuk duhet të jemi të kënaqur me sa kemi arritur, sepse teknologjia dhe dixhitalizimi po imponojnë nevojën për më shumë ambicie dhe standarde më të larta,” tha ministrja.

Ajo theksoi se janë bërë hapa të mëdhenj në akreditimin e universiteteve, publike dhe jo publike, dhe në zhvillimin e programeve studimore më të avancuara. Gjithashtu, vuri në dukje rolin e universiteteve private si pjesë e rëndësishme dhe komplementare e sistemit të arsimit të lartë në vend.

“Universitetet private po luajnë një rol të rëndësishëm, duke ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe ofruar diploma të përbashkëta studimi,” u shpreh ajo.

Manastirliu përmendi rastet e suksesshme të pranisë së universiteteve të huaja në Shqipëri, si Kolegji i Evropës dhe Universiteti i Studimeve në Distancë të Spanjës, që ka hapur kampusin e tij në Gjirokastër. Ajo bëri të ditur gjithashtu se po punohet për të sjellë një tjetër institucion të njohur europian në vend:

“Po punojmë fort për të sjellë Universitetin Teknologjik të Kompjenës në Shqipëri, i cili do të hapë kampusin e tij pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.”

Në mënyrë të veçantë, ministrja përgëzoi universitetet private për përfshirjen në programe të përbashkëta dhe binjakëzime me institucione të njohura ndërkombëtare:

“Jam shumë e kënaqur që universitete si Universiteti Polis dhe Universiteti Luarasi po avancojnë me projekte konkrete bashkëpunimi. Luarasi ka hapur degë të studimit në bashkëpunim me ‘London School of Economics’ dhe po përgatitet për bashkëpunime të reja në nivel europian dhe më gjerë.”

Në përmbyllje, Manastirliu theksoi se arsimi i lartë duhet të vijojë të jetë një motor zhvillimi për shoqërinë dhe ekonominë, duke përgatitur burime njerëzore konkurruese, jo vetëm për tregun kombëtar, por edhe për atë global.

Manastirliu: Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin tonë arsimor, është një zhvillim me ritme të shpejta. Me ritme të shpejta sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve.

Ne nuk duhet të jemi asnjëherë të kënaqur me sa kemi arritur, sepse sot ecet me ritme shumë të shpejta dhe imponimi që tekstologjia, dixhitalizimi, po pasqyron edhe në arsimin lartë, tregon që në duhet të jemi edhe më shumë ambicioz dhe të ecim me hapa më të lartë për të arritur disa standarde edhe më të larta në arsimin tonë të lartë.

Universitetet private janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të arsimit të lartë, luajnë një rol komplementar dhe ecin në një hap duke zhvilluar standarde më larta të arsimit, duke e bërë arsimin e alrtë një motor të zhvillimit të shoqërisë, ekonomik, duke krijuar mundësin që arsimi i lartë ti përgjigjet sfidave të kohet, të krijojë burime njerëzore të afta për t’u përgjigjur tregut të punës, jo vetëm atoj kombëtare po edhe atij global.

Sfidat e arsimit të lartë janë të shumta, dhe pse arritjet janë domethënëse. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj sa i përket akreditimit të universitete publike dhe jo publike. Kemi bërë hapa të mëdha sa i përket programeve të studimit. Kemi bërë hapa domethënës sa i përket programeve dygjuhësh apo me gjuhë të huaj, por ende nuk është mjaftueshëm.

Sot ne kemi universitete të cilat kanë hapur degë të tyre në Shqipëri, universitete të huaja prestigjioze. Kemi Kolegjin e Evropës, që finalizoi para pak ditësh vitin e arë akademik në kampusin e Tiranës, ndërkohë që kemi hapur për herë të parë një universitet që është i modelit të ri, Universiteti i studimeve në distancë të Spanjës, që ka hapur kampusin në Gjirokastër.

Po punojmë fortë për të patur një tjetër universitet prestigjioz evropian, Universitetin teknologjik të Kompjenës, që do të hap kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Jam patjetër shumë e kënaqur që Universitetet tona private gjithashtu po bëjnë hapa domethënës në programet e përbashkëta të studimit, në diploma të përbashkëta studimi dhe këtu dua të përmend disa prej universiteteve të cilat kanë bërë vërtetë një punë të mirë dhe domethënëse, si Universiteti Polis, me aleancën e Universiteteve që bën pjesë. Gjithashtu Universiteti Luarasi duke hapur degë të studimit në bashkëpunim me “London School of Economics”, dhe universitetet të cilat po bëhen gati për të binjakëzuar dhe për të hapur degë të studimit me universitetet partnere në Evropë dhe më gjerë.