Wed, Jun 25, 2025

“Ti do kala? Po të jap kala!” Cardi B tregon gjestin ‘e çmendur’ të partnerit

  • PublishedJune 25, 2025

“Ti do kala? Po të jap kala!” Cardi B tregon gjestin ‘e çmendur’ të partnerit

Cardi B ka ndarë me ndjekësit pamje nga udhëtimi i saj romantik me yllin e NFL, Stefon Diggs, në Francë. Reperja zbuloi se partneri i saj i kishte marrë me qira një kala të vërtetë për të qëndruar gjatë pushimeve.

“Pse ky njeri na ka futur në një kala të vërtetë?!” – tha ajo me entuziazëm në Instagram. Ai e surprizoi pasi ajo i kishte përmendur se çdo herë që viziton Europën, nuk arrin të shkojë në Pallatin e Versajës.

“Ti do kala? Po të jap kala! Do flesh në kala!” – ishte përgjigjja e tij, sipas Cardi B.