Wed, Jun 25, 2025

FOTO/ “Do shkoj te nënë Kafazja!” – Gjendet vetëm një fëmijë 4-vjeçar në qendër të Elbasanit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e prindërve

  • PublishedJune 25, 2025

FOTO/ “Do shkoj te nënë Kafazja!” – Gjendet vetëm një fëmijë 4-vjeçar në qendër të Elbasanit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e prindërve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qendër të Elbasanit, ku Policia ka gjetur një fëmijë rreth 4 vjeç, të pashoqëruar, në afërsi të shatërvanit. I mituri rezulton të jetë i humbur dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë person për ta kërkuar apo për të njoftuar mungesën e tij.

Fëmija ka treguar për oficerët se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa në mënyrë të pafajshme ka shtuar:

“Do të shkoj te nëna Kafazja që shet shalqinj.”

4 vjecari elbasan

Policia e Elbasanit ka publikuar foton e të miturit dhe u bën apel qytetarëve që, nëse kanë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e familjarëve apo kujdestarëve ligjorë, të kontaktojnë menjëherë me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Fëmija ndodhet aktualisht nën kujdesin e shërbimeve të rendit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet po vijojnë përpjekjet për të identifikuar prindërit ose të afërmit sa më shpejt të jetë e mundur.