Sat, Aug 23, 2025

Sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari, ndër to hotele, vila, biznese dhe automjete luksoze! Ja çfarë dyshohet

  • PublishedJune 25, 2025

Sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari, ndër to hotele, vila, biznese dhe automjete luksoze! Ja çfarë dyshohet

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sërë pasurish në pronësi të 45-vjeçarit Katan Baho, i njohur edhe me emrin Sokrat Baho, si dhe të familjarëve të tij, pas dyshimeve se janë përfituar përmes veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të hetimeve pasurore dhe luftës kundër krimit të organizuar, uniformat blu kanë vënë në sekuestro:

  • Një lokal bar-kafe dhe një hotel katërkatësh në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;
  • Dy ndërtesa dykatëshe (njëra me papafingo) në fshatin Valare, me sipërfaqe ndërtimi përkatësisht 131.1 m² dhe 235 m²;
  • Një truall me sipërfaqe 1216 m² dhe një ndërtesë (servis makinash) me sipërfaqe ndërtimi 276 m², në lagjen “Grehot”;
  • Një ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m², po në lagjen “Grehot”;
  • Një automjet tip “Audi Q7”, si dhe 8 automjete të tjera në pronësi të subjektit dhe të familjarëve të tij, për të cilat vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin.

gj3

Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.

Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.