I refuzoi 1,4 miliardë euro, Al Hilal nuk dorëzohet, josh sërish Messin
“Kontaktuam me Messin kur i skadoi kontrata me PSG. I paraqitëm një ofertë prej 1,4 miliardë euro, por ai e refuzoi pasi familja e tij dëshironte të shkonte në Amerikë. U befasova, nuk mund ta besoja që një lojtar mund të refuzonte një ofertë të tillë, por e respektoj, fundja familja është me e rëndësishme se paraja”.
Fiks një vit më pas, pas këtyre deklaratave të presidentit të Al Hilal, klubi saudit rikthehet edhe një herë të josh Leo Messin, me sheikun Fahb bin Namel që kërkon t’i bëjë një super dhuratë trajnerit Simone Inzaghi. Sipas mediave saudite, bosi i Al Hilal ndodhet këtë kohë në SHBA ku ka planifikuar një takim kokë më kokë me Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, për t’i paraqitur edhe një herë një tjetër ofertë të çmendur. Messi ka një kontratë deri në dhjetor të këtij viti, këto ditë shihen si përcaktuese për të ardhmen e tij.
Pak kohë më parë, pasi u largua nga PSG, Messi pranoi se kishte pasur një ofertë nga Arabia Saudite: “Prioriteti im ishte të rikthehesha të Barcelona, por nuk ishte e mundur. Mendova shumë të shkoja në Arabinë Saudite pasi unë jam ambasador i turizmit atje, është një destinacion që e njoh dhe më tërheq. Inter Miami do të jetë ekipi im i fundit, sot që flasim e shoh si ekipin tim të fundit”, u shpreh rreth një vit më parë Messi.
Situata mund të ndryshojë edhe një herë, në moshën 38 vjeçare, Messi mund të provojë një tjetër aventurë, këtë herë në Arabinë Saudite, aty ku ndodhet edhe rivali i tij i përjetshëm, C.Ronaldo.
()