Thu, Jun 26, 2025

GJKKO refuzon kërkesën për një masë më të butë sigurie, Ilir Meta paralajmëron ‘ankimim’ në Strasburg

  • PublishedJune 26, 2025

GJKKO refuzon kërkesën për një masë më të butë sigurie, Ilir Meta paralajmëron ‘ankimim’ në Strasburg

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë kishte kërkuar që masa e “arrestit me burg” të zëvendësohej me një masë më të butë sigurie, por trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën ekzistuese.

Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa reagimi i tij nuk ka vonuar. Përmes një postimi në Facebook, ai e konsideroi procesin një “farsë” dhe paralajmëroi se çështjëN do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

“Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në debatin publik”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës në Facebook

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.