Fri, Jun 27, 2025

“Duhen prova të pakundërshtueshme”, Klevis Balliu: Kam informacion për vjedhjen e votave

  • PublishedJune 26, 2025

“Duhen prova të pakundërshtueshme”, Klevis Balliu: Kam informacion për vjedhjen e votave

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Klevis Balliu, ka ngritur shqetësimin për fenomenin e vjedhjes së votës në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar si një kërcënim serioz për demokracinë.

Ai theksoi se është në dijeni të disa rasteve konkrete të manipulimit elektoral, por u tregua i rezervuar në publikimin e të gjitha informacioneve që disponon, për shkak të mungesës së provave të pakundërshtueshme.

“Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” u shpreh Balliu.

Ai më tej paralajmëroi edhe për rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, të cilin e quajti një nga aktet më të rënda që i bëhen sistemit demokratik në vend.

Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialit që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe mik im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.

Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.