Fri, Jun 27, 2025

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

  • PublishedJune 27, 2025

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe zona përreth. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 08:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 8 kilometra në jug-juglindje të Krujës, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Shqipërisë qendrore, përfshirë kryeqytetin dhe zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Deri në këto momente, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.