Fri, Jun 27, 2025

“Fitore e madhe”, feston Guardiola, Tudor: Humbje e shëmtuar

  • PublishedJune 27, 2025

“Fitore e madhe”, feston Guardiola, Tudor: Humbje e shëmtuar

Më në fund, Pep Guardiola rikthehet të buzëqesh teksa sheh ekipin e tij të funksionojë sërish në mënyrë perfekte. Të mposhtën Juventus në shifrat 5-2 nuk është kurrë e lehtë, por djemtë e tij ia dolën, madje me thjeshtësi, ky fakt gëzon pafund teknikun spanjoll:

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Juventus është Juventus. Kishim shumë kohë që nuk luanim kështu. Unë vijon të mendoj se edhe një vit më parë kishim një ekip të mirë, por na penalizuan dëmtimet e shumta. Tani jemi rikthyer, por kemi shumë punë për të bërë, nuk duhet të flasim, por të punojmë. Ne i kishim fituar edhe dy ndeshjet e para, por nuk kisha të njëjtat ndjesi si ndaj Juventus. Në duhet të ri gjejmë identitetin tonë, më pas ka pak rëndësi nëse fiton apo jo. Haaland? Ai djalë të bën gol, por edhe ai duhet ta kuptojë se ka konkurrencë, ndryshe nuk funksionon”, u shpreh Guardiola pas suksesit 5-2 kundër Juventus.

Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Tudor, edhe pse përballë kishte një ekip të fortë si Man.City: “I bej komplimente Man.City. Është një rezultat i shëmtuar, nuk më pëlqen. Ata janë një ekip me shumë cilësi, por ne nuk arrinim dot të rrëmbenim topin, për të dalë përpara. Nuk kam çfarë t’i them djemve, madje as nuk do ta rishikojmë si ndeshje. Kjo humbje duhet harruar sa më shpejt pasi turneu është i gjatë”, u shpreh Tudor.

()


AlbaniaWeb.net