1 miliardë euro shpërblime. FIFA pasuron ekipet në Botërorin e Klubeve, Evropa merr pjesën më të madhe
Botërori për Klube, i zhvilluar në këtë formë, me këtë format të ri, ngarkon pafund ekipet, mbi të gjitha ato Evropiane, por për të zbutur disi këtë situatë ka menduar FIFA, me qeverinë e futbollit botëror që nuk është kursyer aspak, por kanë vendosur super premio për ekipet pjesëmarrëse. Me anë të një deklarate, FIFA ka bërë publike edhe fondet që do të shpërndajë për këtë turne. Nuk bëhet fjalë thjesht për premio, por për miliona euro.
Në total, FIFA ka akorduar një fond prej 860 milionë euro, afro 1 miliardë dollar për 32 ekipet pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve. Nga kjo shportë shpërblimesh, 451,6 milionë euro do të shpërndahen menjëherë vetëm për pjesëmarrjen, ndërsa 408,65 milionë euro do të shpërndahen në bazë të rezultateve që do të arrijnë gjatë turneut.
Evropa do të përfitojë pjesën më të madhe të kësaj torte pasi rrëmbejnë 65,8% të buxhetit total për pjesëmarrjen. 12 ekipe nga Evropa do të përfitojnë në total 284 milionë euro.
Në këtë pikë, ekipet që kanë pasur renditjen më të mirë në UEFA në katër vitet e fundit do të përfitojnë më shumë, kryeson Real Madrid me 32,8 milionë euro, të ndjekur nga Man.City, Bayern Munich dhe PSG. Të katër këto ekipe arritën të kalonin në fazën e 1/8 çdo do të thotë se do të vijojnë të përfitojnë të ardhura të konsiderueshme.
()