Fri, Jun 27, 2025

Shokuese/ Dyshohet se abuzuan sek*ualisht me një 38-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, bien në pranga dy të moshuar

  • PublishedJune 27, 2025

Shokuese/ Dyshohet se abuzuan sek*ualisht me një 38-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, bien në pranga dy të moshuar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të moshës 61 dhe 66 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38-vjeçare, e cila nuk ishte në gjendje të mbrohej për shkak të kufizimeve mendore dhe fizike.

Ngjarja është denoncuar nga vëllai i 38-vjeçares, i cili ka kallëzuar në polici se njëri prej të dyshuarve, 61-vjeçari, dyshohet se e ka shfrytëzuar motrën e tij për prostitucion.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.