Jozi me mesazh thumbues për Ledrin: Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet pikante. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili kohë më parë deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin.
Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:
“Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron.”
Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe krenare ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën”.