Sat, Jun 28, 2025

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

  • PublishedJune 28, 2025
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Zyra ligjore britanike “” dhe ajo amerikane “”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, , publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një informacion i përmbledhur mbi këtë raport ku vihej theksi në ‘arrestimin e padrejtë’ të Veliajt u publikua po atë ditë në disa rrjete mediatike të studios amerikane në një mekanizëm që në fushën e komunikimit njihet si operacion i marrëdhënieve me publikun (PR).

Fillimisht lajmi mbi këtë raport u publikua në një uebsajt (prnewswire) që ofron shërbime me pagesë, të tilla si artikuj PR-i, një praktikë kjo e njohur tashmë në botë dhe më pas duke cituar studion si ofrues i përmbajtjes dhe duke bashkëngjitur linkun e këtij portali, ai u publikua dhe në dy kanale TV lokale – pjesë të rrjetit medias së njohur amerikane Fox.

Edhe pse në kanalet  fox5sandiego dhe fox56news publikimi sugjeronte se nuk bëhej fjalë për një lajm prodhuar nga redaksia, por ishte një deklaratë për shtyp e ofruar nga studio ligjore Kasowitz LLP, në disa të pozicionuara pranë Veliajt, titujt sugjeruan se raportit në fjalë po i jepte ‘jehonë’ një media e madhe amerikane.

“’ jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i një të zgjedhuri në mënyrë demokratike, i pajustifikuar”, shkruante një gazete në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, .

Fill pas arrestimit ai nisi një fushatë agresive denigruese në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes së tij që kulmuan dhe me një protestë të punonjësve të bashkisë dhe simpatizantëve të tij para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Edhe kryeministri Edi Rama sulmoi hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut dhe madje adresoi kritika për prokurorë dhe gjyqtarë, por ndryshoi shpejt kurs në narrativën publike duke e ‘harruar’ atë që ai e quante ‘burg pa gjyq’ të Veliajt.

Por, Veliaj vetë duket se nuk ka hequr dorë nga operacionet e PR-it, gjë që për ekspertët e komunikimit, edhe pse është një gjë krejt e ligjshme, po përdoret për të manipuluar opinionin publik.

“Ky është një rast klasik ku kemi të bëjmë me një operacion të marrëdhënieve me publikun me pagesë,” thotë , profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

“Qëllimi këtu është të ndërtohet një narrativë alternative dhe për të ndikuar perceptimin publik, për rastin e z.Veliaj”, shtoi ai.

Çela sugjeron gjithashtu se kemi të bëjmë “me një strategji komunikimi që kalon kufirin drejt një forme ”.

“Përdorimi i PR-it ndërkombëtar për të ndikuar në opinionin publik vendas, përmes kanaleve që nuk janë të verifikueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët shqiptarë, është një formë e komunikimit politik që shfrytëzon mungesën e transparencës dhe kthehet në një instrument për manipulimin opinionit publik”, shpjegoi eksperti i komunikimit.

Sipas tij, jehona e medias ndërkombëtare është përdorur në funksionin të garantimit të një lloj legjitimiteti të pretendimeve të z.Veliaj dhe narrativave që ai ka mbështetur në diskursin publik. Dhe problemi qendron kur kjo strategji ndërthuret me informacione të njëanshme apo të pakonfirmuara.

Në këtë rast, theson Çela, “publikut shqiptar në mënyrë të tërthortë, duke përdorur një media të huaj fillimisht dhe më pas një rrjet mediumesh vendase i ofrohet një rrëfim i njëanshëm, i bazuar në të pavërteta ose gjysmë të vërteta”.

Për Ervin Lukun, profesor gazetarie në Universitetin e Tiranës dhe drejtues i qendrës , i gjithë operacioni mediatik me pagesë i Veliajt është një praktike legjitime – pavarësisht se në mediat shqiptare është spekuluar me emrin e Foxnews, duke mos cituar në mënyrë të qartë burimin e informacionit.

“Publikimi i lajmeve edhe kundrejt pagesës është një praktikë e njohur në mediat ndërkombëtare, mjaft që këto të fundit të tregojnë edhe burimin se nga vijnë këto lajme”, thotë Luku duke marrë si shembull faktin që filiali i Fox News që e ka publikuar, që në krye ka treguar se lajmi ka si burim studion ligjore Kasoëitz LLP, pranë kryebashkiakut të arrestuar Veliaj.

Por, ndërkohë mënyra e transmetimit të këtij lajmi në mediat shqiptare nuk ka ruajtur këtë standard pasi sipas Lukut, “në fokus të raportimit të tyre kanë vënë theksin se një media e madhe amerikane si Fox News, e njohur edhe për qëndrimet e saj pro presidentit aktual, ka publikuar raportin në të cilin përcaktohet si i padrejtë ndalimi i një politikani të zgjedhur si Erion Veliaj”

“Ndërkaq ka patur edhe media të cilat citojnë Fox News që i kanë kushtuar hapësirë arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut Veliaj, pa e atribuar në titull burimin. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një informacion i cili luan me spekulimin, por gishti duhet drejtuar të profesionalizmi i medias, jo te z.Veliaj”, përfundoi Luku.

Gjykata e Lartë pritet të rivlerësojë masën e sigurisë ndaj Veliaj me 8 korrik.