Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: Që nga ajo ditë, s’jemi ndarë më
Lidhja mes Roza Lati dhe Xhonatan Islamit është bërë tashmë e njohur për publikun, me çiftin që ka ndarë herë pas here momente të ëmbla në rrjetet sociale. Pas një periudhe heshtjeje mediatike, Roza u shfaq mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku u përball me pyetjet e sinqerta dhe të drejtpërdrejta të fëmijëve gazetarë.
Nuk munguan as pyetjet rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhënien me Xhonatanin dhe mundësinë e një dasme në të ardhmen.
“Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin,” u shpreh Roza me sinqeritet. Megjithatë, për çështjen e martesës ajo shtoi: “Është shumë herët për të folur për këtë gjë, me rëndësi është se ka shumë dashni.”