Sat, Jun 28, 2025

Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi! Kush është Sindi dhe lidhja e dashurisë me yllin e Kombëtares

  • PublishedJune 28, 2025

Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi! Kush është Sindi dhe lidhja e dashurisë me yllin e Kombëtares

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare po kalon një verë të qetë, dhe plot dashuri. Në rrjetet sociale, vetë ai na ka zbuluar se pushimet për të kanë nisur nga Miami. Përkrah tij është partnerja e tij e konfirmuar, Sindi, një vajzë nga Përmeti që prej disa kohësh jeton në SHBA.

Ylli i Kombëtares ka publikuar fotot duke shijuar ditët buzë detit dhe në bord të një jahti luksoz. Në fotot e postuara nga futbollisti, ata shihen shumicën e kohës afër njëritjetrit, duke shijuar ditë relaks dhe selfie romantike. Duket se vizita e Brojës në SHBA, është edhe mënyra më e mirë për të formalizuar kështu këtë lidhje. Vajza nga Përmeti jeton së bashku me familjen në SHBA dhe me vizitën e të dashurit të saj, duket se lidhja është konsoliduar edhe më shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Historia e tyre është publikuar për herë të parë gjatë festimit të Shën Valentinit, ku Broja u shfaq pranë Sindit dhe këtë herë e zyrtarizoi lidhjen. Ai e ka prezantuar Sindin me familjarët e tij, duke e postuar në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka preferuar një angazhim më modest në publik. Në një intervistë të fundit, ai përmendi se nuk ka dedikuar ende gol, por shpreson që t’i kushtojë diçka të veçantë “vajzës së tij”. Në të njëjtën bisedë, Broja sqaroi se Sindi, nga Përmeti, po jeton prej vitesh në SHBA dhe preferon të mbajë profil të ulët. Çifti është njohur nëpërmjet miqve të përbashkët gjatë udhëtimeve të tyre, dhe se lidhja është serioze.

Sindi ka një profil privat në Instagram, me pak ndjekës, dhe shfaqet së rrallë në fotot publike me Brojën. Gjithçka tregon se ata e festivalizuan Shën Valentinin në Angli, ku ai e ka pritur pranë shtëpisë së tij, dhe më vonë e ka prezantuar familjarëve. Në krahasim me lidhjet e mëparshme, ky kapitull duket më i qetë dhe më familjar, me Brojën që e ka bërë të qartë se qëndron pranë Sindit edhe në jetën private. Pushimet janë një ndalesë e shkëlqyer para një vere të nxehtë sportive.

I ftuar në një studio televizive, ku u pyet për jetën jashtë futbollit, Broja ka pranuar se, ndonëse deri më tani nuk ka dedikuar asnjë gol një vajze, shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi t’ia dedikojë të gjitha golat e tij një personi të veçantë: të dashurës së tij.

“Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”, u shpreh ai duke buzëqeshur.

Gjatë intervistës Broja konfirmoi edhe origjinën e së dashurës që është Përmeti. Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.


AlbaniaWeb.net