Lauren Sanchez për Jeff Bezos: Ai më lejon të jem vetvetja, të jem e lirë pa kompromis
Lauren Sanchez theksoi ndjenjën e lirisë dhe sigurisë që ndjen në krah të bashkëshortit të saj, Jeff Bezos , në një intervistë që dha disa orë para dasmës së tyre në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia. Ajo tregoi se ai e ndihmoi të zbulonte vërtet veten. “Jeff nuk më ndryshoi. Jeff më “zbuloi”. Ndihem e sigurt. Ai më lejon të jem vetvetja. Ashtu siç thashë për Sophia Loren, e cila është e lirë pa kompromis, ai më lejon të jem e lirë pa kompromis”, tha ajo në një intervistë që dha për Vogue pak para dasmës së saj me themeluesin e Amazon.
Ceremonia e dasmës u zhvillua të premten, më 27 qershor, pak para orës 21:00, me personalitete të famshme të pranishme. Sanchez zgjodhi një krijim elegant nga Dolce & Gabbana, një fustan nusërie me mëngë të gjata dhe dantellë, me korse dhe kopsa që përfundonte në një fund në stilin e sirenës.
Gazetarja 55-vjeçare kujtoi herën e parë që provoi fustanin e nusërisë në Milano: “U ndjeva si një princeshë. Ishte më i fortë nga sa mendoja .” Ajo zbuloi gjithashtu se Bezos iu lut ta shihte fustanin e nusërisë para ditës së madhe, por ajo refuzoi ta mbante si surprizë: “Gati sa nuk u dorëzova,” pranoi ajo. “Por doja që të ishte një surprizë. Kur plakesh, nuk të kanë mbetur shumë surpriza. Mezi prisja të shihja fytyrën e tij,” theksoi ajo.
Duke dhënë detaje rreth krijimit të fustanit të nusërisë, ajo shpjegoi se në fillim e imagjinonte veten të veshur me diçka moderne dhe seksi. “Fillimisht doja një fustan të thjeshtë, seksi dhe modern. Por më pas doja diçka që të tregonte një moment dhe që shprehte se ku jam tani. Jam një person ndryshe nga sa isha pesë vjet më parë,” theksoi ajo.
Ky ndryshim, tha ajo, është kryesisht për shkak të Jeff Bezos. “Bëra shumë terapi dhe kjo më ndryshoi në shumë mënyra. Por në të vërtetë ka të bëjë me Jeffin”, tha ajo.
Ceremonia e dasmës mbaroi pak para orës 9 të mbrëmjes të premten, më 27 qershor, me një mori të ftuarish.