Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore
Partizani triumfoi 0-1 ndaj Dinamos në Ohër, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë.
Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve në të dyja krahët. Për të ardhur te goli, u desh të vinte minuta e 69-të, me Kekon që kaloi në epërsi të kuqtë.
Për t’u theksuar fakti se dinamovitët humbën edhe një penallti.
Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, në prag të Europës.