“Çfarë njerëzish të shkëlqyer”, Trump pas Samitit me krerët e NATO-s: Takova disa nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas përfundimit të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar si një takim pozitiv dhe konstruktiv me aleatët perëndimorë.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh i kënaqur me diskutimet dhe pritjen që iu rezervua nga krerët e vendeve anëtare të Aleancës.
“Çfarë njerëzish të shkëlqyer takova në NATO, përfshirë disa nga liderët më të jashtëzakonshëm të botës,” shkroi ai, pa përmendur emra konkretë.
Samiti i NATO-s, i mbajtur këtë javë, u fokusua në rritjen e buxheteve të mbrojtjes, integrimin më të thelluar të teknologjive të reja ushtarake dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve transatlantike.