Pizhame firmato, shapka nga Amazon dhe shumë stil: Brenda “pajama party”-s së Jeff Bezos
Mbrëmjen e së shtunës, më 28 qershor, shumë yje u fotografuan teksa mbërrinin me taksi uji në festën post-dasmore të Jeff dhe Lauren . Disa zgjodhën të qëndronin te eleganca klasike, por shumë të tjerë përqafuan temën dhe sollën interpretimet e tyre ekstravagante të “look”-ut të natës.
Usher u veçua me një kostum blu me një detaj interesant: në vend të xhaketës tradicionale, ai veshi një mantel të gjatë me detaje të bardha. Leonardo DiCaprio zgjodhi një set pizhamesh burgundy, të kombinuar me një xhaketë të zezë, ndërsa Brian Grazer u shfaq me një set me print kafshësh, mjaft i guximshëm. Bill Gates solli një version më të sofistikuar me pizhame Prada, ndërsa mikeshat e ngushta Oprah Winfrey dhe Gayle King shkëlqyen në interpretimet e tyre glamuroze të temës.
Oprah veshi një komplet bronzi me shkëlqim dhe mëngë të zbukuruara me pupla, ndërsa Gayle zgjodhi një fustan të shkurtër me një mantel me print të gjallë.
Kim Kardashian e shtyu më tej kufirin e stilit me një veshje mjaft sensuale: një korse e zbuluar, e kombinuar me geta transparente dhe lidhëse elegante.
Veshjen e saj për këtë festë e zbuloi vetë Lauren Sánchez për Vogue, duke treguar se kishte zgjedhur një fustan pa rripa nga Atelier Versace, të punuar me georgette dhe të zbukuruar me rrjetë kristalesh, të shoqëruar me një mantel në të njëjtin stil.
Të ftuarit nuk u larguan pa një kujtim të veçantë nga mbrëmja: meshkujt morën dhuratë shapka kadife blu nga Vibi Venezia, ndërsa femrat u surprizuan me shapka të buta me majë të hapur nga Amazon. “Kështu, të gjithë kishin diçka të dyfishtë!” – tha Lauren për Vogue, e cila pas ceremonisë ndryshoi edhe emrin në Instagram në Lauren Sánchez Bezos.