Përplaset 17-vjeçari me monopatinë, procedohet drejtuesi i automjetit
Një tjetër aksident rrugor që përfshin një monopatinë është regjistruar në kryeqytet. Një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me monopatinë elektrike, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
I riu u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e stabilizuar.
Në lidhje me ngjarjen, specialistët e qarkullimit rrugor kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh.Q., 40 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;